Një zjarr ka përfshirë një pjesë të kompleksit luksoz të banimit të aktorit të njohur Will Smith në Calabasas të Kalifornisë, prona e të cilit vlerësohet rreth 42 milionë dollarë.
Sipas raportimit të mediave amerikane, autoritetet morën një telefonatë rreth mesnatës së së hënës, më 23 nëntor, lidhur me një zjarr që kishte rënë në një ndërtesë të vogël brenda pronës së aktorit.
Firefighters battled a blaze at Will Smith’s Calabasas estate early Monday morning. https://t.co/KnhDBM5Ids
— Page Six (@PageSix) November 23, 2026
Zjarri u vu nën kontroll pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa lajmi u konfirmua edhe nga zyra e sherifit të Qarkut të Los Angelesit.
Pamjet e siguruara nga Page Six tregojnë disa automjete zjarrfikëse në vendngjarje, me sirenat dhe dritat paralajmëruese të ndezura gjatë natës, ndërsa tymi ngrihej mbi pronën luksoze. Gjithashtu, disa automjete u filmuan duke hyrë në kompleks përmes portës kryesore.
Kjo nuk është hera e parë që prona e Will Smith dhe bashkëshortes së tij, Jada Pinkett Smith, përballet me incidente të ngjashme.
Në vitin 2021, rezidenca pësoi dëme nga një zjarr që kishte nisur në bodrum, duke bërë të nevojshme ndërhyrjen dhe punimet e rinovimit.
Ndërkohë, në vitin 2018, aktori kishte shprehur publikisht shqetësimin për sigurinë e shtëpisë së tij, pasi një zjarr i madh në Kaliforninë Jugore po përhapej me shpejtësi dhe kishte shkatërruar disa banesa, përfshirë edhe prona të personazheve të njohur.
“Është shumë e frikshme”, kishte shkruar Smith në Instagram në atë kohë, duke treguar se flakët ndodheshin pranë pronës së tij. Ai kishte bërë të ditur se familja ende nuk kishte marrë urdhër për evakuim, por vajza e tij, Willow, ishte e shqetësuar dhe i kishte kërkuar të dilte jashtë për të kontrolluar situatën.
Edhe në janar të vitit 2025, familja thuhet se u detyrua të largohej përkohësisht nga banesa për shkak të zjarreve shkatërruese në zonën e Pacific Palisades. Aktori nuk kishte bërë një reagim publik lidhur me këtë situatë.
/tvklan.al












Botërori 2026 
