Shqetësuese situata në Mirditë e Gjirokastër
Reshjet e shiut të rëna gjatë ditës së djeshme i vunë përkohësisht nën kontroll flakët në veri të vendit. Flakët janë rindezur në fshatin Thirrë të Mirditës dhe autoritetet nuk përjashtojnë rrezikun për banesat. Forcat zjarrfikëse në bashkëpunim me banorët kanë tentuar t’i venë flakët nën kontroll.
Pas dy javësh, flaket në Malin e Thirrës, Qafa e Kumbullës dhe Mali i Munellës kanë lënë pas një panorame tragjike. Me qindra hektarë pisha e bimësi të djegura totalisht.
Në Majën e Rrunës, në Kukës situata është nën kontroll. Forcat e zjarrfikëses dhe ato të armatosura po punojnë për shuarjen përfundimtare edhe të disa vatrave të vogla, të ndihmuara edhe nga helikopterët.
Nën kontroll është situata edhe në fshatin Patalej në Lezhë, ku është angazhuar edhe një mjet helikopter për shuarjen e flakëve nga ajri. Një vatër zjarri është raportuar edhe në malin e Tërbunit në Pukë, ku po punohet për të vënën situatën nën kontroll.
Që prej mesditës së kësaj të enjteje forcat e zjarrfikëses janë në fshatin Radat të Dropullit, në kufi me Greqinë, pas shfaqjes së një vatre të madhe zjarri. Mes flakëve në pyll janë dëgjuar edhe shpërthime, që sipas autoriteteve mund të kenë qenë granata të luftës së dytë botërore.
Ndërkohë në Karaburun e Dukat beteja me flakët tashmë është e fituar.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 