X Factor Albania mbylli siparin të premten mbrëma me një spektakël mbreslënës, që sfidoi çdo pritshmëri të publikut.
Rigersa, me mentore Arilena Ara, u shpall fituese e edicionit të 6-të , formatit më të ndjekur të talenteve në Shqipëri.
Rigersa rrëmbeu votat e publikut në përballje me kalabrezin Salvatore dhe Leandrën, që u skualifikua në pjesën e parë të show-t duke u renditur e 3-ta.
Spektakli kulmoi me momente spektakolare, ku përveç garës performanca e magjishme e Arilenës, dueti i Adi Krastës dhe Eranda Libohovës, Soni Malajt dhe Zerkës si dhe prezenca e veçantë e Arbana Osmanit shënuan rekorde shikueshmërie në ekranin e Tv Klan.
Performancat e kuruara në detaje, të shoqëruara me efekte piroteknike, sollën një natë të paharruar dhe shënuan tjetër standard në spektaklin shqiptar.
Gjithçka nën drejtimin e Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiut, një tjetër vulë suksesi dhe krijimtarie në ekranin më të ndjekur në vend, ekranin e gjithë shqiptarëve, Klan!
Tv Klan