Muzeu Etnografik i Beratit është rihapur për vizitorët pas më shumë se tre vitesh që i’u nënshtrua procesit të restaurimit dhe konservimit.

Lajmin e ndau në rrjetet sociale ministri i Blendi Gonxhja, duke njoftuar se ky institucion, një nga më të rëndësishmit për qytetin e një mbi një dritareve, vjen i rikonceptuar me një qasje bashkëkohore.

Ndërhyrjet restauruese kanë ruajtur identitetin e godinës së vjetër, ndërsa aty janë ekspozuar rreth 1300 objekte që rrëfejnë për kulturën, traditat dhe jetesën e beratasve.

Rihapja e këtij muzeu në prag të sezonit veror e kthen këtë qytet në një nga muzetë më të vizituar dhe që mbetet në kërkesat e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Tv Klan

/tvklan.al