Ky është hoteli ku mbretëresha e ndjerë britanike Elizabeth mësoi në moshën 25-vjeçare se babai i saj kishte ndërruar jetë dhe do të ishte ajo që do të ngjitej në fron. Fotot me korniza të mbretëreshës Elizabeth dhe princit Philip zbukurojnë muret, krahas titujve të gazetave që kujtojnë momentin që e shndërroi princeshën e re në monarken më jetëgjatë në historinë e Britanisë së Madhe.

Ky hotel qëndroi i mbyllur për shkak të pandemisë së Covid-19, por tani është rihapur dhe pret turistë të shumtë.

“Shumë vite më parë, para se të vija në Kenia, unë kisha dëgjuar historinë e Mbretëreshës Elizabeth në  këtë hotel dhe mezi prisja ta vizitoja. Megjithatë, gjatë pandemisë, hoteli ishte i mbyllur. Tani që hoteli  është rihapur, ne jemi shumë të lumtur të sjellim përsëri shumë turistë të huaj për të treguar historinë e Mbretëreshës Elizabeth dhe që ata të kenë mundësinë të vizitojnë parkun kombëtar.”

Në hotel turistët do të kenë mundësinë të qëndrojnë në suitën ku mbretëresha e ndjerë qëndroi dhe ku të ftuarit mund të shikojnë kafshët ndërsa pinë kafe, duke ofruar kështu një ndërthyrje unike të luksit dhe jetës së egër.

Agjencitë turistike theksojnë rëndësinë historike të zonës. Parku Kombëtar Aberdare përreth, i krijuar në vitin 1950 ka mbi 250 lloje zogjsh dhe gjitarë të mëdhenj të rrezikuar.

Parku ka edhe një ujëvarë aty pranë që u vizitua nga mbretëresha e ndjerë.

Klan News