Rama: Do të ndërtojmë edhe kampusin

10 muaj pasi nis rikonstruktimi i saj, godina historike e Akademisë së Arteve ka këtë pamje.

Ndërhyrja në ndërtesën që është pjesë e trashëgimisë kulturore u bë si angazhim i marrë në kuadër të Paktit për Universitetin, sipas vetë drejtuesve të universitetit, e ka transformuar atë, jo vetëm në fasadë por dhe ambientet dhe kushtet e përmirësuara për artistët.

Kryeministri që e vizitoi këtë të hënë së bashku me ministren e Kulturës premton se transformimi do të vijojë.

“Këto që kemi vendosur janë më të mira nga ato që ishin më herët. Do bëjmë investim të madh për kampusin. Do të bëjmë investimet e duhura. Do zgjidhet edhe puna e lëvizjes së studentëve”.

Tv Klan