Të gjithë e mbajnë mend këtë skenë… skenën e “Këngëve të Shekullit”, e cila u shndërrua në më të dashurën e shqiptarëve prej vitit 2005 kur ngriti siparin.
Ky produksion televiziv që bëri historinë do të rikthehet sërish në ekranin më të madh të shqiptarëve, në Tv Klan.
Treshja e suksesshme Bledi Laço, Pandi Laço dhe Adrian Hila, bashkë me një produksion të jashtëzakonshëm, kanë nisur punën për të sjellë magjinë e muzikës së mirë shqiptare ndër vite, me bandën profesioniste që do të shoqërojë çdo interpretim.
Sigurisht me një koncept të ri, që do të na bëjë të udhëtojmë nëpër vitet e arta, duke na servirur ato xhevahirë muzikorë që u shndërruan në himn përgjatë etapave të ndryshme të kulturës muzikore.
Skena premton emra të mëdhenj artistësh, interpretime brilante, nostalgji, surpriza, emocione, por kjo skenë do të shërbejë si një urë lidhëse mes atyre që ndërtuan dhe pasuruan arkivën e muzikës shqip dhe të rinjve që do ta mbajnë gjallë këtë trashëgimi.
Dyshja ikonike, Pandi Laço dhe Marsela Çibukaj, do të na shoqërojnë për 13 fundjava me sharmin e tyre, profesionalizmin dhe dashurinë për artin cilësor, për të na përcjellë përmes ekranit më të mirën e magjisë së çdo të diele.
Por veç kostumit të moderatores, Marsela Çibukaj nuk do të lërë pas atë të artistes, me interpretime të shkëlqyera, siç vetëm ajo di. Muzika e mirë po bëhet gati të vijë tek ju, çdo të diel në ekranin e Televizionit Klan, në orën 21:00 me “Këngët e Shekullit”.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 