Fluturimet në Shtetet e Bashkuara rinisën pas një bllokimi total prej mbi katër orësh, por lanë pas kaos në aeroportet e vendit, të cilat do të duhet disa kohë të kthehen në normalitet.
Bllokimi i përkohshëm i fluturimeve të premten në qiejt amerikanë solli anulimin e mbi 7 mijë e 700 fluturimeve dhe vonesën e 8 mijë të tjerave. Mbi 1.5 milionë pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroporte, ndërsa rreth 3 mijë fluturime të tjera u prekën edhe këtë të shtunë.
Pasojat u ndjenë deri në Europë, me vonesa dhe anulime në Londër, Romë e Dublin, si dhe në gjithë globin. Shkak për paralizën u bë përditësimi i një softueri, i cili mbingarkoi pajisjet e vjetra të kontrollit ajror.
Presidenti Donald Trump përjashtoi një sulm kibernetik apo problem me inteligjencën artificiale. Ai fajësoi infrastrukturën e vjetëruar, duke theksuar se disa pajisje janë 50-vjeçare.
Sekretari i Transportit, Shon Dafi, paralajmëroi se defektet do të përsëriten dhe i kërkoi Kongresit 50 miliardë dollarë për modernizim. Një mbyllje e tillë totale e hapësirës ajrore amerikane kishte ndodhur vetëm në vitin 2023 dhe pas sulmeve të 11 shtatorit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 