Administrata e presidentit amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e tarifave prej 50% për shumicën e mallrave të importuara nga Kanadaja, duke pretenduar se vendi ka diskriminuar produktet amerikane
Masat e reja pritet të prekin një gamë të gjerë produktesh, përfshirë verën, shkopinjtë e hokejit, çimenton dhe produkte të tjera industriale.
Shtëpia e Bardhë deklaroi se tarifat do të hyjnë në fuqi pas 30 ditësh, duke lënë hapësirë për negociata. Nga masat përjashtohen disa kategori, si produktet energjetike, peshku, mineralet kritike dhe potasiumi, ndërsa çeliku dhe alumini vijojnë të jenë nën regjime të tjera tarifore.
Trump akuzon Kanadanë për trajtim të pabarabartë ndaj automjeteve, produkteve të qumështit dhe alkoolit amerikan. Megjithatë, autoritetet kanadeze argumentojnë se masat e tyre kanë qenë përgjigje ndaj tarifave të mëparshme të vendosura nga SHBA-ja.
Vendimi i Trump vjen në një kohë kur administrata amerikane përballet me presione politike dhe ekonomike përpara zgjedhjeve të ardhshme, ndërsa javën e kaluar Trump kishte kërcënuar me tarifa të tjera për tymin që mbërriti në SHBA nga zjarret që digjen në Kanada.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 