Ka nisur numërimi mbrapsht. Edhe pak orë dhe dritat e studios “E Diela Shqiptare” do të ndizen.
Prova, skenarë, mbledhje dhe përgatitjet e fundit për të dielën e parë, që këtë vit shënon sezonin e 19-të.
Mes rubrikave tashmë të njohura, “Ka një mesazh për ty” do të vijojë me histori të reja njerëzore, plot emocion dhe surpriza.
Hapësira për shëndetin nuk do të mungojë, me këshilla dhe informacione të dobishme për publikun. Ndërsa loja “Të panjohurit” do të sjellë në ekran njerëz, mister dhe sfida të reja.
Fati do të ketë sërish vendin e tij me “Telebingo Shqiptare”, një lojë që këtë sezon premton edhe më shumë spektakël.
Ndërsa “Shihemi në gjyq” do të rikthejë përballjet, historitë dhe konfliktet që kërkojnë një zgjidhje.
Muzika merr një tjetër dimension me “Kënga Magjike”, e cila pas 25 vitesh vjen me një formulë të re. Risi jo vetëm në mënyrën e votimit, por edhe në prezantimin e dy kategorive të artistëve: Big dhe New Artist.
Këngë, interpretim dhe garë, por edhe lojëra, humor dhe sfida me artistët e njohur. Ndërsa New Artist sjell në skenë emra të rinj, që kërkojnë të bëjnë hapin e madh drejt një skene gjigande. Të dielën në 13 shtator, ora 13:20.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 