Pogradeci mirëpret Maratonën e Bebave, mes një feste emocionesh për më të vegjlit. 60 bebe garuan këmbadorazi mes tyre se kush do të prekte i pari finishin.

Pogradeci mirëpriti për të katërtin vit Maratonën e Bebave. Aktiviteti, i vetmi i këtij lloji në vend, bëri bashkë mbi 60 fëmijë, të cilët u përfshinë në gara emocionuese.

Të vegjlit konkurruan në disiplinën këmbadorazi dhe në disiplinën me ecje, ndërsa u argëtuan me një sërë aktivitetesh të organizuara enkas për ta.

Pas kalimit të vijës së finishit, fituesit u vlerësuan me kupa, ndërsa të gjithë fëmijët pjesëmarrës morën medalje për pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Maratona e Bebave mbetet një aktivitet unik në Shqipëri, e cila i paraprin Maratonës Ndërkombëtare të Pogradecit, e cila pritet të sjellë në qytet qindra vrapues nga vende të ndryshme të botës.

Klan News

/tvklan.al