Mariah Carey është rikthyer në tregun muzikor, pas një mungese prej 4 vitesh. Këngëtarja ka publikuar vidioklipin “GTFO”. Në projektin e ri muzikor Carey shfaqet seksi e veshur me të brendshme.  “GTFO” i dedikohet të dashurit të saj amonim, i cili ka marrë dashurinë e saj për të mirëqenë dhe në fund e ka lënë atë të përhumbur dhe të zhgënjyer.

Kritikët kanë thënë se kjo këngë ishte shumë më e dobët se baladat e saj të dashurisë që e bënë të famshme në vitet ’90.

Shumë fansa kanë gërmuar thellë në historinë e Mariah-s dhe ata kanë spekuluar se kjo këngë mund t’i jetë dedikuar ish-të fejuarit të këngëtares, milionerit australian James Packer. Ata u fejuan në Janar të vitit 2016, po u ndanë në Tetor të po atij viti për shkak të problemeve personale të Mariah-s.

Kënga do të pjesë e albumit të ri, i cili do të publikohet këtë vit. Edhe një tjetër këngë me titull ‘With You’ pritet të dalë gjatë muajit Tetor . Mariah nuk ka dashur të japë detaje të tjera në lidhje me lancimin e albumit.

Klan Plus