Edicioni i katërt do të zhvendoset në disa destinacione me qëllim promovimin e turizmit

Edicioni i katērt i Festivalit të Muzikës Internacionale “Mik Festival” ka çelur siparin mbrëmjen e së enjtes në Korçë.

Aktiviteti ka bërë bashkë më shumë se 150 artistë të mirënjohur tē skenave botërore.

Magjia e muzikës së zgjedhur, e shtrirë në kohë, zhanre dhe gjeografi të larmishme, vjen plot ngjyra dhe frymëzim në Korçë, pas një periudhe të vështirë, ku pandemia gjunjëzoi përpos të tjerash edhe artin.

Ky vit është komplet i veçantë, ne të gjithë kemi etje për art. E dini që pandemia dëmtoi shumë njerëzimit, por dëmtoi artin, e gjunjëzoi dhe ne sot jemi më shumë se çdo herë tjetër për të thënë që pa muzikën, pa artin, pa skenën nuk ka jetë. Jeta do vazhdojë me optimizëm, por mbi të gjitha me mbështetjen që ne duam t’i japim njerëzimit, me mbështetjen që njerëzit duhet të na japin ne dhe të gjithë bashkë ta çojmë këtë jetë përpara”, tha sopranoja Inva Mula.

Koncerti i instrumentistëve të Operës së Berlinit hapën natën e parë të “Mik Festival”,e cila erdhi si homazh për viktimat e përmbytjeve në Gjermani. 

Pēr artistēt tanē qē kanë prekur suksesin në skenat botērore,emocioni para publikut shqiptar mbetet  i pakrahasueshëm.

Jam shumë e emocionuar, shpresoj që të japim me të vërtetë rezultatin e duhur dhe të ekzekutojmë në mënyrë të mrekullueshme. Mezi pres të njoh publikun korçar”, u shpreh dirigjentja Elda Laro.

“Mik Festival” gjatë katër ditëve do të zhvendoset në disa destinacione turistike, promovimi i të cilave mbetet një tjetër aspekt i rëndësishēm i “Mik Festival”.

Një aktivitet për të dalë nga muret e Korçës për të shkuar edhe në vende që kanë nevojë të promovohen, siç është zona e Ersekës, Kolonjës. Për të ardhur përpara Katedrales me muzikën greke, një muzikë që të gjithë e duam dhe do të jetë e veçantë për arsye se i përket viteve ’50-’60 që nuk jemi mësuar ta dëgjojmë, por do oshëtijë në sheshin e Katedrales”, shtoi Inva Mula.

Veç muzikës klasike ky edicion do tē sjellē edhe muzikën e filmave, muzikën e lehtë, atē latine, por edhe sfilatë mode.

Klan News