Seriali me i ndjekur i NETFLIX, “13 Reasons Why” rikthehet me sezonin e tretë më 23 Gusht. Historia e të rinjve të gjimnazit Liberty vazhdon dhe në episodet e reja ajo çka bie në sy është vdekja e personazhit negativ të serialit dhe e gjithë përmbajtja sillet rreth autorit të kësaj vrasje.

Ky serial i shoqëruar me shumë debate është shndërruar në tema diskutimi mes të rinjve dhe prindërve të tyre pasi trajton problemet e adoleshentëve sot si bullizmi, depresioni, tentativat e vetëvrasjes e shumë të tjera.

Por për ata që nuk e pëlqejnë këtë serial ka një lajm të mirë pasi do të regjistrohet dhe një sezon i katërt dhe ky produksion do të mbyllet.

Klan Plus