Pritjes për të vegjlit i erdhi fundi!

Piter Pan rikthehet menjëherë pas finales së “X Factor Kids” më Tv Klan, me një kast i cili nuk përsëritet dy herë.

Këtë vit, do të ketë një prezantim shumë të mirë jo vetëm si artistë, por edhe si gazetarë të së ardhmes.

Spoti i “Kuthit të Piter Pan” u dha këtë të premte, 6 mars, live në “X Factor Kids”, që njofton se audicioni i madh do të mbahet më 14 mars, ora 11:00.

Qëndroni të mbërthyer në ekranin e Tv Klan për të njohur më shumë mbi personazhe të njohur, përmes pyetjeve pikante të anëtareve të anijes magjike “Piter Pan”.

/tvklan.al