Linja hekurudhore e cila do të lidhë terminalin multimedial në afërsi të Kamzës me aeroportin e Rinasit dhe Durrësin, do të shtrihet deri në Bulevardin e ri të Tiranës duke rikthyer ish-stacionin e Trenit.

Kjo shtesë në projekt është propozuar pranë deputetëve të komisionit të Ekonomisë nga Ministria e Financave dhe ajo e Infrastrukturës. Linja mendohet të jetë e gjatë 4 kilometra dhe do të shërbejë vetëm për transportin e pasagjerëve dhe jo të mallrave.

Nga ana e saj opozita kërkoi që hekurudha të mos prekë projektin e bulevardit.

Ndërtimi i hekurudhës parashikohet të përfundojë në vitin 2020 dhe do të kushtojë në total 90 milionë euro.

Tv Klan