Qeveria vendos të ringrejë Bordin e Transparencës për çmimet e hidrokarbureve. Ky vendim, që pritet të bëhet publik, është diskutuar në një takim mes kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe atij të Infrastrukturës, Enea Karakaçi.
Po ashtu, në këtë takim në Kryeministri është vendosur të ulet me 20% akciza e karburantit. Ky vendim do të marrë parasysh taksat dhe, për çmimin e shumicës, do të ketë një marzh prej 3 lekësh për litër, ndërsa për pakicën 12 lekë për litër. Ky mekanizëm, sipas qeverisë, garanton që çmimet do të jenë të kontrolluara dhe nuk do të ketë asnjë abuzim me konsumatorin fundor.
Këto vendime pritet të garantojnë çmime më të kontrolluara dhe më pak abuzim, sipas qeverisë. Këto çmime janë tavan dhe mbi to nuk mund të tregtohet, pasi parashikohen penalitete.
Ndërkohë, parashikohet që mbledhja e bordit të bëhet sa herë ka një ndryshim të qenësishëm të çmimit të bursës, për përcaktimin e çmimeve tavan mbi të cilat nuk mund të tregtohet. Shkelja nga ana e tregtarëve e çmimeve të miratuara nga Bordi i Transparencës përbën një penalitet që çon në pezullimin e licencës. Ky bord u ngrit për herë të parë pas nisjes së luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, më 18 mars 2022.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 