Ernest Gjoka i Shkëndijës tregon masat anti-covid

Lajmi se futbolli në Maqedoni do të rinisë aktivitetin e gjeti Ernest Gjokën në tiranë. Të gjithë futbollistët do t’i nënshtrohen dy testeve, një në klub me rifillimin e seancave stërvitore dhe një tjetër test 4 ditë para fillimit të kampionatit.

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka ka qënë gjithnjë në kontakt me futbollistët e tij, si dhe me klubin për të mësuar masat e sigurisë shëndetësore, në mënyrë që të projektojë stërvitjen e skuadrës.

Por testet mjekësore nuk janë të vetmet. Gjoka dhe stafi i tij do të testojnë edhe formën e futbollistëve. Por sipas trajnerit më e rëndësishme është rikthimi i formës së tyre psikologjike.

Ernest Gjoka e di që në futboll nuk ka asgjë të sigurt dhe asgjë të lehtë. Puna e tij është të arrijë objektivin e qartë të Shkëndijës për këtë sezon.

Edhe në Maqedoni kampionati luhet me 10 skuadra me 4 faza. Federata ka vendosur që 4 javët e mbetura të javës së tretë të luhen të plota, ndërsa ndeshjet e fazës së katërt të zëvendësohen me play-off dhe play-out, por këtë sezon asnjë skuadër nuk bie nga kategoria, pasi kampionati i ardhshëm do të jetë me 12 skuadra me 3 faza.

Tv Klan