Pas Komisionit të Reformës Territoriale, demokratët u rikthyen edhe në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore.
Të pranishëm ishin edhe ekspertët e përcaktuar nga të dyja palët, ndërsa me dakordësi komisioni ka vendosur të marrë ekspertizën e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias, nëse duhet opinion prej tyre.
Produkti i parë i dakordësuar do të jetë ligji për financimin e partive, për të cilin dy bashkëkryetarët zbuluan edhe propozime konkrete.
Por pavarësisht rikthimit, mosbesimi është në ajër dhe u tregua edhe përmes batutave që të majtët dhe të djathtët shkëmbyen në mbledhjen e parë pas dy muajsh bllokim.
“Të marrim edhe ekspertizën e OKB-së dhe Bordit të Paqes… të bëhet numërimi në qendrat e votimit dhe të dalë direkt rezultati”, tha Manja.
“Po me krimin e organizuar si do e heqim nga qendrat e votimit? Për këtë pyesim edhe Bordin e Paqes”, u shpreh Bylykbashi.
“Po për të njohur humbjen, si duhet ta bëjmë?”, tha Gjiknuri.
Brenda dy javësh është planifikuar një tryezë me të gjitha partitë politike për të folur për draftin e përgatitur nga ekspertët për ligjin e financimit të partive politike jashtë fushatës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 