Udhëtarët dhe punonjësit me maska mbrojtëse

Transporti urban në Tiranë e rinisi punën këtë të hënë pas më shumë se 4 muajsh pezullim për shkak të Covid -19. Normaliteti i ri kërkon zbatimin e një protokolli sigurie nga ana e udhëtarëve, ashtu edhe nga stafi që shërben, ku element i rëndësishëm është mbajtja e maskave.

Paqartësi vihet re tek disa pasagjerë që kujtohen për rregullat e reja vetëm pasi futen në autobus.

Edhe distanca fizike prej 1 metër nuk respektohet gjithmonë, por ata që ulen pranë njëri – tjetrit janë kryesisht familjarë.


Udhëtarët janë të paktë edhe pse urbanët presin në stacion 10 deri 15 minuta. Nga frika apo rutina e re, zgjedhja e kryeqytasve mbetet levizja në këmbë.

Monitorimi i linjave urbane do të kryhet nga oficerë të policisë bashkiake, por çdo udhëtar apo punonjës i transportit publik mban përgjegjësi personale për mosrespektimin e këtij protokolli.

Tv Klan