Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ndodhet në Gjenevë për raundin e dytë të bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara.
Bisedimet synojnë uljen e tensioneve dhe shmangien e një konfrontimi të ri ushtarak.
“Jam në Gjenevë me ide të vërteta për të arritur një marrëveshje të drejtë dhe të barabartë. Ajo çka nuk është në tryezë: nënshtrimi para kërcënimeve,” shkroi Araghchi në X.
Irani dhe SHBA rinisën negociatat në fillim të këtij muaji për të trajtuar mosmarrëveshjen e tyre prej dekadash mbi programin bërthamor të Teheranit, ndërsa SHBA-të po vendosin anije luftarake, përfshirë një aeroplanmbajtëse të dytë në rajon.
Agjencia mbikëqyrëse bërthamore e Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për akses në objektet kryesore bërthamore të Iranit, të cilat u bombarduan nga SHBA-të dhe Izraeli gjatë luftës 12-ditore në qershor.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 