Interit po i mbaron koha për të blinduar Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit me klubin zikaltër skadon në qershor të vitit 2027.

Ndonëse vullneti i drejtuesve është që bashkëpunimi të vazhdojë, mes palëve mbetet ende një distancë ekonomike që mund të ndërlikojë planet e rinovimit.

Aktualisht mesfushori turk përfiton rreth 6.5 milionë euro neto në sezon, shifër të cilën drejtuesit duan ta rishikojnë në kuadër të politikës për uljen e kostove të pagave.

Ideja e klubit është të propozojë një marrëveshje të re me një bazë fikse prej rreth 5 milionë eurosh, të shoqëruar me bonuse të lidhura me paraqitjet individuale dhe rezultatet e ekipit që do ta afronin sërish te shifrat aktuale. Një ofertë zyrtare nuk ka mbërritur ende, por një propozim i tillë me gjasë do të refuzohej nga lojtari, pavarësisht se prioriteti i tij kryesor mbetet qëndrimi në Itali.

Ndërkohë, kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e katër klubeve të tjera, konkretisht Juventusit dhe Comos në Serie A, si dhe Galatasarayt e Tottenhamit jashtë Italisë.

/tvklan.al