Investohen 1.3 milionë euro për rritjen kapacitetit

Nënstacioni elektrik i Rubikut është rinovuar me një investim prej 1 milionë e 300 mijë euro.

Në këtë mënyrë është rritur kapaciteti, si dhe përmirëson cilësinë e furnizimit me energji elektrike për Rubikun, Rrëshenin dhe fshatrat përreth.

Këtë investim e inspektoi Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Këto investime shikohen edhe si një ndihmë për zhvillimin e turizmit në zonë.

Tv Klan