Riselda flet për jetën e luksit: Burri më dhuroi shtëpi në Dubai

Riselda flet për jetën e luksit: Burri më dhuroi shtëpi në Dubai

18:35 21/11/2019

‘Shtëpia ka kushtuar goxha shtrenjtë

Riselda Sejdia është një koreografe mjaft e njohur, e cila aktualisht është pedagoge e kërcimit modern në Univiersitetin e Arteve të Bukura. Riselda njihet edhe si një personzhe televiziv që spikat në çdo dalje të saj, për natyrën dhe mënyrën e saj të të shprehurit.  Ajo është mjaft e komentuar në rrjetet sociale për jetën e saj luksoze dhe jo vetëm.

E ftuar këtë pasdite në programin “Rudina”, Sejdia ka folur edhe më shumë për jetën e saj në Dubai, por edhe për një workshop të kërcimeve jazz, që ka organizuar për herë të parë aty.

Apartamenti i saj në Dubai është në katin e 48 dhe është tejet luksoz.

Zakonisht jam njeri që më pëlqen të ri në shtëpi, jo vetëm tek shtëpia në Dubai. Por me thënë të drejtën, kur shkoj atje nuk më dilet fare, sepse ajo lloj view-je që të ofron ajo lloj shtëpi, komoditeti, pamja që ke përballë sigurisht. I ke të gjitha, do të thotë nëse do të bësh not e ke pishinën, nëse do palestrën e ke aty, nuk humbet kohë të shkosh diku tjetër. Do të bësh spa e ke aty, do të bësh masazh e ke aty. Domethënë nuk të lejon të dalësh, për çfarë të dalësh”.

Riselda tregon se shtëpia ka kushtuar shumë shtrenjtë dhe është në emrin e saj.

Ka kushtuar goxha shtrenjtë. Nëse ke një shtëpi aty, nëse blen një shtëpi aty… Se nuk flitet që është shtëpi me qira, është shtëpi e blerë dhe është në emrin tim.  Mund të sjell dhe tapinë rradhës tjetër, se e bëj unë, nuk e kam problem unë. Siç nxjerrim çertifikatat e kulifikimeve shkencore, mund ta nxjerrim dhe tapinë”.

Ajo tregon më tej se shtëpia është një dhuratë e veçantë nga bashkëshorti i saj.

Ma ka dhuruar, se e ka ditur gjithmonë që Dubain e kam pikë të dobët. Dhe Hajdini si gjithmonë është Hajdini, është i veçantë, jo se bën këto gjëra. Se është burri im në rradhë të parë, por vetë e ndjeu dhe e bëri ashtu”./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi