Në emisionin “Rudina”, në Tv Klan këtë pasdite ishte e ftuar koreografja dhe pedagogia në Universitetin e Arteve, Riselda Sejdija.

Ajo ka organizuar në muajn Dhjetor workshop-in e radhës në Dubai, ku të ardhurat kanë shkuar për familjet e prekuar nga tërmeti i 26 Nëntorit. Edhe festat e fundvitit, Riselda i kaloi në Dubai sëbashku me bashkëshortin dhe djalin.

Kur ndodhi tragjedia e 26 Nëntorit, unë menjëherë mendova që të gjitha të ardhurat që do mblidhja nga workshop-i, t’i dërgoja për të prekurit nga tërmeti dhe kështu ndodhi”.

Në Maj të 2019, ajo botoi librin “Yogaland”, një libër kushtuar krejtësisht teknikave të jogës. Kjo ishte hera e parë që Riselda sjell një libër për jogën.

Është një nga sportet që besoj, jo se e them vetëm unë, por të gjithë që e praktikojnë dhe e njohin, është një nga sportet që të ndihmon të jesh në formën më të mirë mendore, shpirtërore dhe sigurisht edhe nga ana fizike. Unë e praktikoj shumë, ka lindur si një pasion i imi dhe vazhdon të jetë pika kryesore e ditës, pra nis me joga”.

Joga është një formë meditimi dhe aktiviteti fizik, që ndihmon në rritjen e elasticitetit të trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, minimizon stresin dhe ndikon pozitivisht në shëndetin fizik dhe mendor.

“Joga është një botë më vete, ndërkohë që ti e ushtron të fal një lumturi të jashtëzakonshme, përveçse të fal shëndet, të heq të gjithë negativitetin dhe të ripërtërin. Unë të paktën e kam ndjerë tek vetja ime kështu dhe jam shumë e bindur për këtë që flas sepse e kam të praktikuar prej vitesh”.

Për herë të parë në studio, Riselda ka performuar edhe një joga në ajër./tvklan.al