Për Sergei Lavrovin nuk flitej në media që pas telefonatës më 20 tetor me homologun amerikan Marco Rubio, ku dështoi organizimi i një takimi të dytë Trump–Putin në Budapest, nismë e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
U dyshua se presidenti rus e kishte lënë mënjanë kryediplomatin më jetëgjatë të Rusisë post-sovjetike, pasi e konsideronte fajtor për dështimin e takimit.
Dyshimet mund të konsiderohen të shuara nga intervista e tij e publikuar këtë të dielë në agjencinë shtetërore të lajmeve ruse RIA.
Ndër të tjera, ministri i jashtëm i Rusisë shprehet se është i gatshëm të zhvillojë një tjetër bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Shtetit. Lavrov kërkon vazhdimin e dialogut si një mënyrë thelbësore për të çuar përpara axhendën dypalëshe mes Uashingtonit dhe Moskës për paqen në Ukrainë.
Takimi i radhës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin dështoi megjithatë, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte e kotë të takoheshin kur pala ruse nuk është e gatshme të hedhë hapa drejt paqes.
Moska nuk tërhiqet nga kushtet që armëpushimi të jetë i përhershëm dhe jo i përkohshëm, siç është e gatshme ta pranojë Kievi. Ajo kërkon gjithashtu që Ukraina të heqë dorë nga territoret e pushtuara nga Rusia.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 