Trajneri i Kombëtares shqiptare të 21-vjeçarëve Alban Bushi ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për ndeshjen miqësore kundër Ukrainës.

Në listë ka shumë emra të rinj që kanë ardhur nga skuadra e 19-vjeçarëve si Huqi dhe Kulla, ndërsa të tjerë si Numan Ajeti dhe Omer Bajraktari kanë zgjedhur të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi teksa më parë kanë luajtur me ekipet e moshave të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Shqipëria do të luajë në datën 5 tetor në transfertë në Hungari.

/tvklan.al