Veshjet rikthejnë Greqinë e lashtë me imazhe të perëndeshave

Sfilata Dior Cruise 2022 u zhvillua në Athinë me një koleksion që riinterpreton botën klasike e përshtatur atë me ditëve e sotme duke krijuar një mitologji moderne të simboleve dhe ideve. Sfilata e zhvilluar në në stadiumin Kalimamaro konsidrohet një sflitatë e vetvetes trashëgimisë kulturore të shtëpisë së modës dhe dëshirës së saj për ta kthyer modën një filozofi të zbulimit të femrës. 

Drejtoresha krijuese Maria Grazia Chiuri që nga koleksioni i parë në 2017 ka shprehur me udhëtime përkufizimin e saj për veshjen bashkëkohore, pas Puglia-s, Meksikës dhe Marrakech-it, në një destinacion që ajo ende nuk e kishte prekur.

Veshjet janë një risjellje i imagjinatës që të çon në Greqinë e lashtë me imazhe tëperëndeshave me mëndafsh të bardhë që mbajnë veshur një palë atlete në vend të sandaleve.  

Motivet optike të njohura si  “houndstooth” prej argjendi dhe ari zëvendësojnë të bardhën e butë të përafërta me ato që vishni gratë e Athinës në shekujt para Krishtit. Që nga Nëntori, stilistja u thellua në studimin e mitologjisë greke për të marrë frymëzim, por edhe për të kuptuar veçoritë e protagonistëve të saj dhe për t’i shprehur ato në sa më shumë referenca. 

Klan News