Pas suksesit në muzikë, Rita Ora duket se synon edhe kinematografinë. Këngëtarja shqiptare është bërë pjesë e filmit “Detective Pikachu”. Projekti i cili është frymëzuar nga seria e famshme e filmave të animuar “Pikachu”, e sjell Ritën në rolin e një doktoreshe.

Duke shprehur krenarinë e të qenit pjesë e tij, 28- vjeçarja, publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi nga skenat ku ajo ishte pjesë. Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora luan në një film.

Një ndër rolet e saj është ai në “Fifty Shades Of Grey”, ku interpretonte motrën e personazhit kryesor Christian Grey-t.

Në “Detective Pikachu” Ora është gjithashtu interpretuese e kolonës zanore bashkë me DJ Kygo, të titulluar “Carry On”.

Tv Klan