Kalaja e Ali Pashës u shndërrua në një skenë të ndezur nga ngjyrat, ritmet dhe emocionet e Amerikës Latine.
Carlos Paz & Sin Fronteras, tashmë një nga emrat më të dashur të Porto Palermo Festival, rikthyen energjinë që i ka bërë pjesë të pandashme të këtij eventi veror.
Që nga tingulli i parë, publiku u ngrit në këmbë dhe u la i pushtuar nga ritmet e zjarrta të kitarave, perkusioneve dhe melodive plot jetë. Atmosfera u bë edhe më e zjarrtë teksa vallëzimi shpërtheu në çdo cep të kalasë, turistë, vendas dhe miq të ardhur nga larg u bashkuan në një festë ku muzika nuk njihte kufij.
Nën dritën e hënës dhe yjeve të jugut, këngët e Carlos Paz u kthyen në një udhëtim kulturor nga Amerika Latine deri në brigjet e Shqipërisë, duke treguar se muzika ka fuqinë të lidhë botë të ndryshme në një gjuhë të përbashkët: pasionin.
Mbrëmja latine është tashmë një traditë e festivalit, një moment që çdo verë ndez Porto Palermon dhe i jep jetë mureve shekullore të Kalasë së Ali Pashës me tinguj dhe emocione që mbeten gjatë në kujtesë.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 