Këngëtari britanik Robbie Williams ka shënuar një arritje të paprecedentë në historinë e muzikës në Britaninë e Madhe, duke u bërë artisti me më shumë albume që kanë arritur vendin e parë në klasifikime.
Suksesi erdhi falë albumit të tij më të fundit, titulluar “Britpop”, i lançuar më 16 janar 2026.
Pjesë e tij është edhe kënga “Desire”, himni zyrtar i FIFA-s, i realizuar në bashkëpunim me Laura Pusinin.
Ky është albumi i tij i 16-të që renditet në vendin e parë, duke lënë pas legjendat The Beatles, të cilët mbajnë vendin e dytë me 15 albume.
Pas Williams dhe Beatles, renditen Rolling Stones, Taylor Swift dhe Elvis Presley.
Që nga debutimi si solist në vitin 1997 me “Life Thru A Lens”, 51-vjeçari ka shitur rreth 20 milionë kopje albumesh vetëm në Britani.
I emocionuar nga ky moment, ish-lideri i Take That u shpreh se suksesi ishte si një llastik që u zgjat nga vendlindja deri në Hënë, dhe tani po orbiton rreth Venerës.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
