Roboti kinez humanoid “Tiangong” theu rekordin e tij në garën e 400 metrave të dielën , duke e përshkuar distancën për 38.15 sekonda në Lojërat Botërore të Robotëve Humanoidë në Pekin.

Rekordi i ri erdhi vetëm një ditë pasi Tiangong theu rekordin botëror njerëzor në 400 metra, kur e përfundoi garën për 39.7 sekonda, duke mposhtur rekordin botëror prej 43.03 sekondash të afrikano-jugorit van Niekerk. Vetëm pak ditë më parë një tjetër robot theu rekordin e Usain Bolt në 100 metërsh, të cilin e bëri përj 9 sekonda e 39 të qindat, kundrejt 9.59 të atletit të njohur në vitin 2009.

Kina i ka promovuar robotët humanoidë si një industri strategjike në zhvillim, ndërsa politikëbërësit dhe kompanitë besojnë se përparimet në inteligjencën artificiale dhe në pajisjet fizike do të përshpejtojnë përdorimin e tyre në prodhim, logjistikë dhe aplikacione për konsumatorët.

Entuziazmi i investitorëve për këtë sektor u bë i dukshëm në fillim të kësaj jave, kur aksionet e një prej kompanive prodhuese u rritën më shumë se pesëfish gjatë debutimit të saj në bursën e Shangait. Kjo i dha kompanisë një vlerë tregu prej rreth 50 miliardë dollarësh.

Tv Klan

/tvklan.al