Këngëtari i njohur britanik Rod Stewart ka anuluar një sërë koncertesh në SHBA.
Vendimin e DHA në rrjetet sociale ku sqaroi se po anulonte katër data dhe po ricaktonte dy të tjera që ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë tetë ditëve të ardhshme.
“Jam i shkatërruar dhe sinqerisht kërkoj ndjesë për çdo shqetësim që u kam shkaktuar fansave të mi. Do të kthehem në skenë dhe do t’ju shoh së shpejti“, shkroi ai.
80-vjeçari njoftoi së fundmi se do të ribashkohet me ish-shokun e tij të grupit Faces, Ronnie Wood, për festivalin e shumëpritur në Glastonbury që mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.
Në vitin 2024, ai premtoi se nuk do të tërhiqej nga muzika , por konfirmoi se nuk kishte më në plan të realizonte koncerte të mëdha, por vetëm shfaqje në vende më intime.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
