Rod Stewart dhe Penny Lancaster po përpiqen për të shpëtuar martesën e tyre 17-vjeçare. Këngëtari nuk bie dakord të shesë rezidencën e tij në Beverly Hills prej 74 milionë dollarësh dhe të kthehet të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

79-vjeçari i premtoi bashkëshortes së tij se do të braktisnin jetën në Los Angelos për të jetuar pronën e tyre 5.8 milionë dollarëshe në një fshat në Mbretërinë e Bashkuar. Vitin e kaluar këngëtari u shpreh se është koha për t’u larguar nga SHBA, por mesa duket ka ndërruar mendje.

“Penny nuk ka plane të kthehet në Los Angelos, për të cilin ajo nuk është një fanse, ndërsa Rod nuk ka plane të rikthehet tani. Ata janë në një krizë dhe ajo është e zemëruar që Rod nuk e ka mbajtur fjalën”, thotë një burim për tabloidin britanik Daily Mail. Stewart, i cili u transferua për herë të parë në Los Angelos në vitin 1975, pagoi 12 milionë dollarë për tokën në të cilën ai ndërtoi rezidencën e tij të verdhë madhështore në vitin 1991.

Ish-modelja e u takua me njoh me këngëtarin në vitin 1999, kur ai ishte ende i martuar me gruan e tij të dytë Rachel Hunter.

Klan News

/tvklan.al