Delcy Rodríguez u betua sot, 5 janar, si presidente e përkohshme e Venezuelës në një ceremoni të drejtuar nga kryetari i Asamblesë Kombëtare, i cili është vëllai i saj, Jorge Rodríguez.
E sapozgjedhura si presidente, në betimin mbi Kushtetutë, tha se po e merr këtë detyrë me dhimbje për vuajtjet që i janë shkaktuar popullit venezuelian pas një agresioni ushtarak të paligjshëm kundër Venezuelës, në rrëmbimin e dy heronjve që po mbahen peng në Shtetet e Bashkuara të Amerikës: presidentit Nicolás Maduro dhe zonjës së parë të këtij vendi, Cilia Flores.
Ndërsa vëllai i saj, i zgjedhur rishtas si kryetar i Asamblesë Kombëtare, tha se detyra e tij është rishtazi të shqyrtojë çdo rrugë për të “rikthyer” presidentin Nicolás Maduro.
Qeveria e Venezuelës publikoi të hënën dekretin e Gjendjes së Trazirave të Jashtme, i cili i jep kompetenca të gjera presidencës dhe urdhëron forcat e sigurisë të kapin dhe të ndjekin penalisht “çdo person të përfshirë në promovimin ose mbështetjen” e sulmit të Shteteve të Bashkuara kundër vendit të Amerikës së Jugut.
Dekreti ishte përgatitur që në shtator nga Maduro, përpara se të kapej nga forcat amerikane, por përmbajtja e tij ishte e panjohur dhe kishte pësuar edhe disa përditësime pas ngjarjeve të fundit.
Ai është miratuar nga presidentja në detyrë, Rodríguez.
Dekreti lë në fuqi një gjendje të jashtëzakonshme 90-ditore, por parashikon një zgjatje të saj 3-mujore.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
