Te Roma po mendojnë për teknikun e Xhenoas Patrik Vieira si zëvendësuein e Klaudio Ranierit. Nën drejtimin e francezit, klubi xhenovez është pozicionuar në vend të 12 në Serie A.
Verdhekuqtë kanë në plan që të bëjnë ndryshime në stol në sezonin e ardhshëm me 73-vjeçarin, që pritet të marrë një rol drejtues dhe këshillues te kryeqytetasit.
Emra të tjerë për t’u ulur në stol janë edhe Stefano Pioli, Maurizio Sarri dhe Vincenzo Montella.
Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur në vitin 2016, Vieira ka punuar si trajner në MLS me Neë York City, pastaj në kampionatin francez me nis e Strasbourg, si edhe Crystal Palace në Premier League.
Në stolin e Xhenoas është ulur nga sezoni i kaluar.
Nën drejtimin e tij, ekipi në 19 fitore ka 7 fitore e 7 barazime.
Ranieri deklaroi më herët për mediat se planet e verdhekuqve nuk kanë ndryshuar dhe trajneri i ri do të shpallet para mbylljes së sezonit.
Te Roma është ndjekur modeli anglez sa i përket listës së kandidatëve. Tetë emra te preferuar, të cilët më pas janë zvogëluar në tre.
Një emër tjetër që është përfolur se mund të marrë drejtimin e klubit kryeqyetas, është Erik ten Hag, me holandezin që u pa në stadium më 6 Prill në takimin ndaj Juventusit.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
