Cristiano Ronaldo më në fund ka arritur të dominojë futbollin saudit. Superylli portugez udhëhoqi Al-Nassr drejt titullit të 11-të në historinë e klubit e Superligës arabe, duke heshtur kritikët dhe duke shtuar një tjetër kapitull të artë në karrierën e tij legjendare.
Triumfi historik erdhi në ndeshjen vendimtare, ku Al Nassr siguroi matematikisht kampionatin për sezonin 2025–2026 pas një fitoreje bindëse 4–1 ndaj Damac.
Skuadra e Ronaldos tregoi qetësi, forcë dhe cilësi në një përballje me presion të jashtëzakonshëm, ndërsa rivalët e përbetuar të Al Hilal mbetën pas në garën për titull.
41-vjeçari shënoi dy herë në këtë 90 minutësh për tu ngjitur edhe në kuotën e 973 rrjetave personale në karrierë.
Në fishkëllimën e fundit, stadiumi shpërtheu në festë, ndërsa lojtarët dhe tifozët e Al Nassr celebruan një sukses që kishte vite që pritej.
Për klubin, ky është titulli i 11-të kampion në elitën e futbollit saudit, ndërsa për Ronaldon ka një domethënie edhe më të veçantë.
Në përputhje me reputacionin e tij legjendar, Ronaldo ishte protagonist absolut në ndeshjen vendimtare. 41-vjeçari dha një paraqitje të jashtëzakonshme, duke dëshmuar se etja e tij për trofe dhe sukses vazhdon të mbetet e pandryshuar.
Ky është titulli i parë zyrtar i ligës për Ronaldon që nga transferimi i tij te Al Nassr në janar të vitit 2023.
Me këtë sukses, ai i jep fund edhe një periudhe pesëvjeçare pa trofe, duke rikthyer buzëqeshjen te tifozët dhe duke konfirmuar se aventura e tij në Lindjen e Mesme ishte një vendim i duhur dhe vizionar.
Ronaldo vazhdon të tregojë se mosha është vetëm një numër dhe se mentaliteti i kampionit nuk zhduket kurrë. Menjëherë pas triumfit në qytet shpërtheu festa, me qindra qytetarë që festuan me bori e flamuj suksesin e parë të klubit që prej vitit 2019.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
