Në 2023 futbollisti pritet të hapë hotelin tjetër në Mançester

Cristiano Ronaldo ka inaguruar së fundmi  kompleksin e tij të fundit hotelier i cili ndodhet në Nju Jork në “Times Square”.

Futbollisti i Portugalisë dhe Juventusit ka hapur edhe të tjera hotele në Madeira, Lisbonë dhe Madrid. Ky është hoteli i tij i parë jashtë Evropës .

Në një mesazh në Twitter ai shkroi : “Çfarë date magjike – 07.07 për t’ju prezantuar me hotelin tim të ri @ PestanaCR7 Times Square, në Nju Jork.Rezervoni tani dhe zbuloni hotelin më të ri në vendin më të mirë në qytet”.

Kompleksi i ri i Ronaldos përshkruhet si “besnik ndaj një stili sportiv të jetesës , i sofistikuar dhe i gjallë”. Në uebfaqen e hotelit thuhet se ky vend është pika ideale fillestare për ata që nuk duan të humbin gjallërinë e qytetit të Manhatanit.

Ronaldo është frymëzuar nga vendi i lindjes, Portugalia dhe kjo vërehet tek ngjyrat e përdorura në dhomat e hotelit. Restoranti ofron gatime të kuzhinës ndërkombëtare por edhe vakte portugeze. Hoteli gjithashtu ka dhe një qendër fitnesi .

Futbollisti po planifikon të hapë një hotel luksoz në Mançester pranë Kopshteve Piccadilly në 2023.

Klan News