Cristiano Ronaldo dhe Al Nassr e mbyllën këtë sezon pa trofe. Kupën e Mbretit të Arabisë e fitoi Al Hilal, pas goditjes së penalltive.

Ekipi që pjesë e tij është e Neymar, i cili është i dëmtuar, arriti një tjetër objektiv pas kampionatit të siguruar pak kohë më parë. Një dështim që e trishtoi shumë Ronaldo, i cili u përlot në fund të finales.

Mitroviç realizoi për Al Hilal, por në minutat e fundit Aiman barazoi rezultatin, duke e çuar përballjen në pjesët shtesë. Asgjë nuk ndryshoi dhe te 11-metërshat gabimet e lojtarëve të Al Nassr vendosën fituesin. Al Hilal shkon në 11 trofe të Kupës së Mbretit, ndërsa rekordin e ka Al Ahli me 13.

Tv Klan