Cristiano Ronaldo ka bërë edhe një herë histori. Ylli portugez shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Al-Nassr ndaj Al Riyadh për t’u ngjitur në kuotën e 933 golave në karrierë.
Një ecuri fenomenale nga ana e sulmuesit 40-vjeçar që hedh një tjetër hap drejt objektivit të madh, atë të 1 mijë golave si futbollist profesionist.
Goli i parë ishte një lojë fëmijësh për Ronaldon. Më pas, portugezi realizoi një gol spektakolar për të vulosur fitoren e Al Nassr që merr një 3 pikësh me tepër vlera në garën për titullin kampion.
Në këtë sezon, Ronaldo ka shënuar 36 gola në të gjithë kompeticionet, 30 prej të cilëve me skuadrën arabe.
Kjo fitore vendimtare e ndihmoi Al-Nassr të mbyllte diferencat me rivalët në renditje. Al-Hilal aktualisht është në vendin e dytë me 58 pikë, ndërsa Al-Nassr është vetëm një pikë pas tyre në vendin e tretë.
Të dyja skuadrat kanë luajtur 27 ndeshje deri më tani këtë sezon.
Tv Klan