Cristiano Ronaldo vijon të mahnisë me formën e tij sportive. Pavarësisht se gjendet në kushtet e karantinës, sulmuesi i Juventusit ka gjetur një mënyrë për të vënë në lëvizje ndjekësit e tij.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, portugezi sfidon çdo dukuri, duke kryer 142 ulje-ngritje (muskuj barku) në 45 sekonda.

Shifra të çmendura, me Ronaldon që kryer rreth 3 ulje-ngritje për fraksion sekondi. Ish-sulmuesi i Manchester United dhe Real Madrid festoi në Shkurt ditëlindjen e tij të 35, por mosha për të duket se është thjeshtë një numër.

Klan Plus