Në një kohë që Europa shtrëngon rregullat e lëvizjes, Ballkani po kthehet në parajsën e re të turistëve. Sipas një artikulli të fundit në revistën Travel Off Path, Shqipëria dhe Mali i Zi po sfidojnë destinacionet tradicionale mesdhetare përmes dy avantazheve kryesore: thjeshtësisë në hyrje dhe kosteve ekonomike.

Shqipëria po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një alternativë e fuqishme ndaj Italisë dhe Greqisë. Pikat kyçe që po tërheqin vëmendjen ndërkombëtare përfshijnë, diversitetin gjeografik: Nga Alpet e egra të Thethit në veri, deri te plazhet ekzotike të Dhërmiut dhe Ksamilit në jug.

Por edhe kostoto e ulta të akomodimit, të cilat nisin me 50 dollarë, duke e bërë shumë më të përballueshme se Amalfi apo Santorini.

Ndërkohë që në zonën Shengen po aplikohet sistemi i ri biometrik, i cili ka shkaktuar radhë dhe vonesa në aeroporte, Shqipëria mbetet jashtë këtyre kufizimeve, duke sjell lehtësi për turistët në pikat hyrëse kufitare. Të cilat këkrojnë vetëm një pasaportë të vlefshme për 6 muajt e fundit.

Me një kombinim të çmimeve dhe politikave lehtësuese të hyrjes, Shqipëria po pozicionohet si destinacioni kryesor për këtë verë, duke ofruar një përvojë pa stresin e burokracive europiane.

Sezoni turistik në vend duket i mbarë, sepse dhe agjencitë turistike raportojnë për një rritje të rezervimeve me 10% në krahasim me vitin e shkuar.

Klan News

/tvklan.al