Në Gjykatën e Posaçme nisi këtë të hënë bojkoti i avokatëve edhe mbi masat e sigurimit, si një formë përshkallëzimi të qëndrimit të tyre kundër rregullores së re të miratuar e që prej 1 shtatorit, nuk iu lejon atyre telefona në seanca.
Dhoma Kombëtare e Avokatisë ndodhet në bojkot që prej 9 shtatorit, teksa kërkon dialog për rregulloren, në mënyrë që ajo të mos cënojë detyrën e tyre.
Mbi nisjen e bojkotit në GJKKO u mbajt edhe një mbledhje e gjyqtarëve, të cilët siç thonë burimet janë ndarë në qendrime mbi zbatimin e saj në dy grupime.
Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme është kundërshtuar edhe nga gazetarët e shoqatat e mediave, që e kanë dërgiar atë në Kushtetuese.
/tvklan.al












Botërori 2026 
