Gjykata Kushtetuese ka pranuar për shqyrtim ankimin e bërë nga Asosacioni i Gazetareve të Shqipërisë, kundër rregullores së brendshme të Gjykatës së Posaçme.

Asosacioni, por edhe gazetarët konsiderojnë se rregullorja e re eGJKKO cenon aksesin e medias te drejtësia, shtrin efektet e saj edhe në palë që nuk janë pjesë e brendshme e institucionit dhe krijon pengesa në të drejtën e informimit.

Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme hyri në fuqi në 1 shtator dhe u kundërshtua edhe nga avokatët, që për 2 muaj bojkotuan gjyqet.

/tvklan.al