Asosacioni i Gazetarëve Shqiptar dërgoi në Kushtetuese, rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme.

Sipas AGSH, kjo rregullore cënon lirinë e medias dhe aksesin e saj në informacion.

Asosacioni kërkon fillimisht pezullimin e kësaj rregulloreje deri në shfuqizimin e saj për pikat që cënojnë median.

Rregullorja e re e GJKKO ka hasur kundërshti edhe nga avokatët, të cilët prej 1 jave janë në bojkot, duke bërë që edhe sot të shtyhen seancat e themelit.

/tvklan.al