Segmenti rrugor “Qafë Thore – Theth” është mbyllur këtë të dielë si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike.
Policia ka njoftuar se ndalohet qarkullimi i automjeteve, përfshirë edhe i mjeteve borëpastruese, për shkak të rrezikut të lartë nga ortekët e dëborës dhe do të vazhdojë të ndalohet deri në një njoftim të dytë.
“Bazuar në analizën e riskut dhe pas komunikimit me inxhinierët e firmës kontraktore për mirëmbajtjen e rrugës, dhe ARRSH-në, në segmentin rrugor ‘Qafë Thore – Theth’, për shkak të rrezikut nga ortekët e dëborës si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve, pasi rrezikshmëria është e lartë.
Ky segment rrugor do të mbahet i bllokuar deri në një moment të dytë. Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim”, bën me dije Poliica përmes një komunikate për mediat.
Autoritetet i bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks, si dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për informacionet e reja.
/tvklan.al












Botërori 2026 