Një helikopter i ushtrisë kubaneze u rrëzua në një kodër në lindje të ishullit, duke i marrë jetën të 5 personave që ndodheshin në bord. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Forcave të Armatosura të Kubës, sipas së cilës helikopteri u rrëzua pasi ishte ngritur nga provinca lindore e Holguín, për një udhëtim të shkurtër drejt provincës së Guantánamo-s.

Sipas asaj që shkruan BBC, identitetet e viktimave nuk janë bërë publike, ndërsa autoritetet thanë se kishin nisur hetimet.

Aksidenti i fundit i rëndë ajror në Kubë ndodhi në Maj të 2018-s, kur një avion u rrëzua gjatë kohës që ngrihej nga aeroporti i Havana. 112 pasagjerë gjetën vdekjen në ngjarjen në fjalë, ndërsa një arriti të mbijetonte./tvklan.al