Dy ushtarë kanë humbur jetën në një aksident ajror, pas rrëzimit të helikopterit në jnë bazë ushtarake amerikane.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan se një helikopter Apache u rrëzua në bazën ushtarake që ndodhet në kufirin Kentucky – Tennessee.

Emrat e dy ushtarëve që humbën jetën nuk janë bërë publik. Ata ishin anëtarë të Brigadës së 101 të Aviacionit. Për momentin raportohet se aksidenti ajror ndodhi trajnimit ushtarak. Ndërkohë, ka nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e rrëzimit të helikopterit. /

tvklan.al