Rrëzimi i kërkesës së PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me protestën e qytetarëve, solli përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament. Pas rrëzimit me 75 votat e PS të kërkesës, kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha se kreu i qeverisë nuk vjen në Parlament për shkak se është peng i krimeve të tij shtetërore.

Bardhi tha se qytetarët nuk protestojnë kundër investimeve, por kundër qeverisë.

Akuzave të Bardhit iu përgjigj kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se shumë nga deputetët e PD mbështesin thirrjet që bëhen nga protestuesit edhe kundër Sali Berishës.

Për Ballën, protesta e qytetarëve ka mundur PD, por kurrë nuk mund të mposhtë PS.

Debati mes opozitës dhe mazhorancës u zhvillua në një kohë që jashtë Parlamentit qytetarët protestonin kundër politikës shqiptare, në të cilën nuk munguan edhe përplasjet me policinë.

Klan News

/tvklan.al