Ish-drejtori i Bashkisë së Tiranës, Redi Molla do të vijojë të qëndrojë në burg, pasi Gjykata e Posaçme i refuzoi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.

Dosja penale ku bën pjesë Molla ndodhet në fazën e gjykimit, ku prokuroria po pyet dëshmitarët mbi skemën e korrupsionit 5D. Ndaj ish-drejtorit Redi Molla rëndon akuza e korrupsionit, pastrim parash dhe mosdeklarim i parave.

Ndërkohë në këtë dosje në akuzë janë dhe ish-drejtorët e tjerë, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe. Më herët, po për një fraksion të kësaj dosjeje, GJKKO dënoi me 4 vite burg gjithsej 5 të pandehur.

Tv Klan

/tvklan.al